Euro U-17 në RTSH: Finalja e madhe Francë-Portugali luhet sot në “Arenën Kombëtare”

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet sot në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH.
Francë kërkon të rikthehet te trofeu pas tre vitesh mungesë, ndërsa Portugalia do të synojë të hakmerret për finalen e humbur vitin e kaluar, duke tentuar kësaj here ta ngrejë kupën në Tiranë.
Të dyja skuadrat e nisën rrugëtimin e tyre në këtë Europian nga Grupi A, ku përballë kishin edhe Shqipërinë dhe Gjermaninë. Franca dhe Portugalia e përfunduan fazën e grupeve me nga 7 pikë, ndërsa ndeshja direkte mes tyre përfundoi në barazim 0-0.
Në gjysmëfinale, Franca eliminoi Belgjikën me rezultatin 3-2, ndërsa Portugalia kaloi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive.
Dy prej kombëtareve më në formë të turneut përballë njëra-tjetrës dhe një trofe në lojë, finalja e sotme në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një mbrëmje spektakli që do të mbyllë me dinjitet Europianin historik të zhvilluar në Shqipëri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




