Euro U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Luksemburgut

Kombëtarja | 7 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli sot përgatitjet për ndeshjen e parë të raundit të parë të Kampionatit Europian, ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 15:00.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj paraqitet gati dhe në formë optimale për këtë përballje të rëndësishme. Kuqezinjtë janë grumbulluar dhe stërvitur që prej ditës së diel në Durrës, duke zhvilluar një program të plotë përgatitor në prag të këtij kompeticioni.

Në seancën e fundit stërvitore, ekipi u vizitua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili i përcolli lojtarëve dhe stafit urimet e Presidentit Duka për një turne sa me të suksesshëm dhe ndeshje me rezultate sa më pozitive.

Kombëtarja synon të nisë me tre pikë këtë rrugëtim në Europian, duke konfirmuar punën dhe përgatitjen e zhvilluar gjatë këtyre ditëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme