Euro U-19 për vajza/ Shqipëria e nis ndaj Luksemburgut fushatën kualifikuese, e mbyll me Lihtenshtejnin

Shqipëria U-19 për vajza do të nisë fushatën kualifikuese të kampionatit Europian 2026 për vajza me ndeshjen kundër Luksemburgut, të martën, më 25 nëntor 2025 në ora 14:00 në stadiumin “Egnatia Arena”.
Vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë kundër Sllovakisë më 28 nëntor, po në ora 14:00 në stadiumin “Egnatia Arena” ndërsa përballja e fundit është ajo ndaj Lihtenshtejnit më 1 dhjetor në ora 13:30. Kombëtarja është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A për raundin e dytë të kualifikueseve.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të transmetohen live dhe falas në kanalin FSHF Tv në platformën “Klani im”.
Sakaq, në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhen takimet e tjera të këtij grupi. Më 25 nëntor në ora 12:00, Sllovakia do të përballet me Lihtenshtejnin. Më 28 nëntor në ora 12:00 do të luhet ndeshja Luksemburg – Lihtenshtejn ndërsa më 1 dhjetor do të zhvillohet takimi Luksemburg – Sllovaki.
Turneu U-19 për vajza në Shqipëri
Sllovaki U-19 – Lihtenshtejn U-19, “Shtepia Futbollit”, 25.11.2025 12:00
Shqiperi U-19 – Luksemburg U-19, “Egnatia Arena”, 25.11.2025 14:00
Luksemburg U-19 – Lihtenshtejn U-19, “Shtepia Futbollit”, 28.11.2025 12:00
Sllovaki U-19 – Shqiperi U-19, “Egnatia Arena”, 28.11.2025 14:00
Luksemburg U-19 – Sllovaki U-19, “Shtepia Futbollit”, 01.12.2025 13:30
Lihtenshtejn U-19 – Shqiperi U-19, “Egnatia Arena”, 01.12.2025 13:30
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




