Euro U-21 2027/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Shkodër

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u miratuan disa vendime që lidhen me investimet në infrastrukturën sportive në vendin tonë.
Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, që do të organizohet në Shqipëri, Komiteti Ekzekutiv miratoi projektin për ndërtimin e dy fushave të reja me bar natyral në kompleksin “Zmijani” në Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Fushat do të ndërtohen sipas standardeve të UEFA-s dhe do të shërbejnë si ambiente stërvitore për ekipet pjesëmarrëse në finalet e UEFA U-21 EURO 2027, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive në qytetin e Shkodrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




