Euro U17 në Shqipëri, trajneri Tedesco tregon objektivat

Trajneri i kombëtares U17 Andrea Tedesco ka folur për mediat në prag të startit të Kampionatit Europian U17, që do të zhvillohet në Shqipërisë. Kuqezinjtë janë në të njëjtin grup me Portugalisë, Francën dhe Gjermaninë.
“Objektivat e Shqipërisë në këtë turne? Do të jetë një eksperiencë e mirë për të gjithë, stafin, skuadrën, pasi për herë të parë faza finale e një turne europian po bëhet në Shtëpi.
Objektivi kryesor është të kënaqim tifozët që do të vijnë të shohin ndeshjen. Është e rëndësishëm që të kemi një atmosferë pozitive. Dua të shoh rritje nga skuadra ime, dua vazhdimësi në ndeshjen e para të turneut”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Shqipërisë U17.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



