Eurodeputeti: BE të vendosë sanksione ndaj Izraelit, po bën krime lufte në Gazë

Europë | 2 vite më parë

Marc Botenga, një nga anëtarët e Parlamentit Evropian (MEP) për çështjen e Gazës ka ngritur zërin për përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë për shkak të ndalimit të plotë të Izraelit në qasjen e ndihmës humanitare për gati dy muaj tani.

“Ata po vrasin njerëz me qëllim, jo vetëm përmes bombave, por duke mohuar në thelb të gjitha nevojat themelore. Është një krim lufte, është një krim kundër njerëzimit. Bashkimi Evropian nuk po bën presion ndaj Izraelit. Duhet të ketë presion. Duhet të ketë sanksione. Përndryshe, Izraeli do të vazhdojë ta bëjë këtë, jo vetëm të vrasë palestinezët, por edhe të pushtojë Rripin e Gazës”, tha Botenga, që përfaqëson Belgjikën në Parlamentin Evropian.

Duke kritikuar qëndrimin e BE-së Botenga tha se “ka takime me Izraelin sikur asgjë nuk po ndodh, sikur (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu nuk u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, sikur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të mos fliste qartë për rrezikun e gjenocidit”.

Botenga akuzoi se si disa vende evropiane ende po dërgojnë armë në Izrael, duke thënë se këto lidhje tregtare janë “bashkëpunimi me krimet e luftës”.

I njohur për kritikën e tij për figura si presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas gjatë seancave të Parlamentit Evropian në Gazë, ai theksoi se “është shumë e rëndësishme që të ngremë zërin tonë, sepse nëse nuk ngremë zërin tonë, ne e pranojmë këtë bashkëpunim të udhëheqësve tanë”.

“Kur shoh von der Leyen, kur shoh Kaja Kallas, të cilët janë udhëheqësit e këtij Bashkimi Evropian, në thelb duke pranuar atë që po bën Izraeli, ndihem shumë i zemëruar. Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që ata pretendojnë se po bëjnë … kjo po shkon kundër njerëzimit, kundër ligjit ndërkombëtar”.

Ai shprehet se bllokada e ndihmës në Gaza duhet të hiqet menjëherë, ai bëri thirrje që BE të vendosë sanksione ndaj Izraelit pa vonesë, “për të hapur të gjitha korridoret e ndihmës humanitare në Gaza të shpëtojë jetë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme