Euroliga në RTSH: Olympiacos fiton derbin me Panathinaikos

Olympiacos ka fituar sërish ne derbin grek përballë Panathinaikos me rezultatin 86-80 pas nje beteje te madhe, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në Euroligë.
Tashmë prej 11 ndeshjesh radhazi mes dy skuadrave që në 5 shkurt të 2021, fiton vetëm Olympiacos. Ndeshja nisi menjëherë shpejt për vendasit, të cilët kishin 2 mungesa të rëndësishme, Vezenkov dhe Ëalkup. Por falë mbrojtjes arritën të krijonin një diferencë dhe ta mbyllnin periodën e parë 20-13.
Në periodën e dytë ka një zgjim të Panathinaikos, por sërish avantazhi i takon Olympiakosit duke e fituar 10 minutëshin e dytë 20-16. Në periodën e tretë, Panathinaikos nis të shënojë disa trepikësha ku dallohen Nunn Hernangomez dhe Osman.
Kjo bën që perioda e tretë të fitohet nga të gjelbërit dhe pas 30 minutash loje, Olympiacos udhëheq 58-56. Perioda e katërt nis me tension dhe Nunn edhe pse udhëheq sulmin e Panathinaikos, merr faull teknik, por kjo e karikon skuadrën dhe marrin avantazhin e parë, por të vetëm në këtë ndeshje kur të gjelbërit kalojnë 58-59.
Mirëpo do të zgjaste shumë pak, sepse menjëherë vendasit do merrnin udhëheqjen për të mos e humbur më deri në fund. Herë pas here, Olympiacos shkeputej por Panathinaikos qëndronte në lojë falë trepikëshave.
Të dy skuadrat mbrojnë shumë ashpër në zonë dhe gjithçka spostohet tek loja një me një tek lojtarët e jashtëm. Në fund Olympiacos me 5 pikë diferencë dhe Nunn merr topin por shkakton faull dhe këtu duket se gjithçka merr fund.
Më tej luhet me faulla nga të dy krahët që të ndalojë kronometri deri sa mbyllet gjithçka në favorin e skuadrës nga Pireu, të cilët me këtë fitore ngjiten në vend të 3-të duke zbritur Real Madridin në vend të katërt dhe Panathinaikos qëndron në vend të 9-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




