Europa zotohet të adresojë nevojat ekonomike të Ukrainës për vitet 2026-2027

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka njoftuar angazhimin e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, për të mbështetur financiarisht Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme.
“Sot Këshilli Europian dërgon një mesazh të rëndësishëm. BE-ja është e vendosur të adresojë nevojat urgjente financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, duke përfshirë mbështetjen për përpjekjet e saj ushtarake dhe mbrojtëse”, tha Presidenti i Këshillit Europian përmes një postimi në X.
Ky angazhim vjen menjëherë pasi u njoftua se Samiti në Bruksel miratoi paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, por pa një marrëveshje për fondet e “ngrira” ruse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




