Europian i Femrave: Anglia siguron fitoren e dytë, por Gjermania është shumë larg

Futboll Bota | 1 vit më parë

Anglia arriti fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Europian të Femrave, por është shumë prapa Gjermanisë, e cila ka triumfuar në tetë edicione.

Gjermania është kombëtarja më e suksesshme: 8 tituj (1991, 1995, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013 + Gjermania Perëndimore 1989).

Edicioni i parë në vitin 1984 u fitua nga Suedia, duke mposhtur Anglinë me penallti.

I fundit, në vitin 2022, u fitua nga Anglia në Ëembley kundër Gjermanisë.

Trajnerja e Anglisë, Sarina Weigman, ka fituar Kampionatin e saj të tretë Europian radhazi. I pari ishte me Holandën, pastaj dy herë radhazi me Anglinë.

Fituesit:

1984 – Suedia

1987 – Norvegjia

1989 – Gjermania Perëndimore

1991 – Gjermania

1993 – Norvegjia

1995 – Gjermania

1997 – Gjermania

2001 – Gjermania

2005 – Gjermania

2009 – Gjermania

2013 – Gjermania

2017 – Holanda

2022 – Anglia

2025 – Anglia


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme