Eurovision 2025 – Finalja nis me magjinë e ritmeve muzikore e atmosferë elektrizuese

Kulturë | 1 vit më parë

Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi një skenë të mbushur me emocion, nisi nata finale e Eurovision 2025 në Bazel. Spektakli nisi me interpretimin e fituesit të vitit të kaluar, Nemo me “The Code”, përmes një performance energjike. Ashtu siç e do tradita, finalja nisi me paradën e madhe të 26 artistëve me flamujt e vendeve të tyre, të cilët do të garojnë këtë mbrëmje.

Dyshes së moderatorëve, Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder, në finale u është bashkuar edhe ylli i spektakleve italiane, Michelle Hunziker.

Kjo finale do të sjellë bashkë 26 vende në konkurrim dhe miliona qytetarë që kërcejnë nën ritmin e muzikës. Mes një atmosfere elektrizuese, Shqipëria do të jetë ajo që mbylli këtë natë të madhe. Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, mban kodin 26 në votim.

Më herët edhe drejtori artistik i këtij edicioni, Christer Bjorkman, e quajti “Zjerm”-in një himn të muzikës dhe klasit, duke treguar se zgjedhja për ta vendosur në fund të natës nuk ishte rastësi, por një kulm i merituar.

Finalja transmetohet ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzik dhe Radio Tirana 1. Një natë për të mos u humbur. Një zjarr që nuk shuhet lehtë.

Votoni për Shqipërinë – votoni numrin 26!

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin 26. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare.

Renditja e këngëve në natën finale:

  1. Norvegjia
  2. Luksemburgu
  3. Estonia
  4. Izraeli
  5. Lituania
  6. Spanja
  7. Ukraina
  8. Britania e Madhe
  9. Austria
  10. Islanda
  11. Letonia
  12. Holanda
  13. Finlanda
  14. Italia
  15. Polonia
  16. Gjermania
  17. Greqia
  18. Armenia
  19. Zvicra
  20. Malta
  21. Portugalia
  22. Danimarka
  23. Suedia
  24. Franca
  25. San Marino
  26. Shqipëria

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme