Everton, Gueye dhe Keane bëjnë paqe… në ring, si Conte dhe Lautaro në vitin 2021

Në shtëpinë e Everton, është rivendosur paqja mes Idrissa Gueye dhe Michael Keane. Dy lojtarët e përfshirë në përplasjen e pazakontë, që çoi në përjashtimin e lojtarit senegalez të hënën në mbrëmje gjatë ndeshjes kundër Manchester United, vendosën t’i zgjidhnin gjërat duke organizuar një “ndeshje boksi” në qendrën stërvitore të klubit.
Thierno Barry e dokumentoi të gjithë ngjarjen në Instagram, duke postuar një video. Ishte një skenë që të kujtonte atë që përfshinte Antonio Conten dhe Lautaro Martinezin në vitin 2021. Të dy, pas një debati të nxehtë gjatë një ndeshjeje lige kundër Romës, i kishin sqaruar gjërat privatisht, përpara se të postonin pamje nga ndeshja e tyre e boksit në rrjetet sociale, me Romelu Lukakun si spiker special.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




