Falsifikime biletash dhe akreditimesh, Kairat Almati nuk ishte i përgatitur për të pritur Real-in

Mbrëmja e parë në Champions për Kairat Almati ka qenë një përzierje emocionesh dhe ngjarjesh, të cilat i shkonin më shumë viteve ’80.
I gjithë qyteti ishte prezent në “Central Stadium” edhe pse vendet në stadium ishin të limituara (23.804).
Kur nisi ndeshja aty të gjithë kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Situata ishte sa elektrizuese edhe e rrezikshme pasi shkallët e stadiumit ishin plot, tifozët qëndronin në këmbë në të gjitha hapësirat që duhet të ishin të lira në rast emergjence. Shumë gazetarë, të cilët kishin udhëtuar në Kazakistan për të raportuar ndeshjen, kuptuan se vendet e tyre ishin të zëna, jo prej kolegëve, por prej tifozësh, të cilët kishin falsifikuar akreditimet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




