Fangaj e mbyll me Egnatian pas 4 sezonesh, shkodrani fitoi gjithçka në Rrogozhinë

Abissnet Superiore | 5 muaj më parë

Abdurrahman Fangaj nuk është më pjesë e Egnatias. Klubi rrogozhinas, me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me 28-vjeçarin, të cilin e falënderon për kontributin e dhënë në 4 vjet me fanellën e Egnatias.

“Pas katër vitesh të jashtëzakonshme, rrugëtimi i Abdurrahman Fangajt me Egnatian përfundon, duke lënë pas një histori suksesi që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e klubit. Së bashku festuam 3 tituj kampionë, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë, suksese ku kontributi, përkushtimi dhe profesionalizmi yt ishin të pazëvendësueshme.

Faleminderit për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment krenarie që na dhurove me fanellën e Egnatias. Suksese në kapitullin e ri të karrierës”, – shkruhet në njoftimin e klubit nga Rrogozhina.

Më parë Fangaj ka luajtur për Laçin dhe Vllazninë, ndërkohë që mbetet për t’u parë se çfarë skuadre do të zgjedhë shkodrani për të ardhmen. Një pistë mund të jetë Teuta, ku Fangaj do të gjente trajnerin Edlir Tetova, me të cilin ka punuar tek Egnatia.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme