Faza Play Off e Kupës së Botës / Kombëtarja zhvillon stërvitjen e dytë në “Shtëpinë e Futbollit”, nesër udhëton drejt Polonisë

Kombëtarja | 7 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play-off të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se në stërvitjen e sotme ekipi ishte i plotë, pasi janë bashkuar edhe tre lojtarët e fundit, ndërkohë që të gjithë lojtarët ndodhen në gjendje të mirë fizike. Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standarde.

Ditën e nesërme, ekipi do të udhëtojë drejt Varshavës, ku në mbërritje do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme