FBI arreston në hotelin e skuadrës yllin e Miami Heat

FBI ka arrestuar mëngjesin e ditës së sotme njërin prej yjeve të skuadrës së Miami Heat, Terry Rozier. Sipas medieve amerikane 31-vjeçari akuzohet për baste të paligjshme mbi disiplina të ndryshme sportive si dhe ndërtimin e disa skemave në tavolina pokeri.
Rozier u ndalua në një hotel të Orlando-s ku ekipi i Majemit kishte kaluar natën pas ndeshjes që luajti me Magic.
Për të treguar diçka më shumë rreth këtij operacioni në orët në vazhdim pritet që të mbajë një konferencë për shtyp vetëm kreu i FBI, Kash Patel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




