FBI kontrollon shtëpinë e John Bolton si pjesë e një hetimi për sigurinë kombëtare

FBI ka kryer një kontroll të autorizuar nga gjykata në banesën e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton, si pjesë e një hetimi që lidhet me çështje të sigurisë kombëtare.
Ngjarja ndodhi në zonën e Uashingtonit, ku sipas informacioneve të siguruara nga një burim i CNN, katër deri në gjashtë agjentë të FBI kanë komunikuar fillimisht me një person në verandën e shtëpisë së Bolton dhe më pas kanë hyrë në rezidencë.
Vetë Bolton, në një reagim për CNN, tha se nuk ishte në dijeni të kontrollit nga FBI dhe se po e hetonte vetë këtë zhvillim.
Lajmi për ndërhyrjen e FBI-së u raportua për herë të parë nga New York Post. Ndërkohë, drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një postim në rrjetet sociale shkroi: “ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentë të FBI-së në mision”, por nuk specifikoi nëse i referohej drejtpërdrejt këtij rasti.
Bolton ka qenë këshilltari i sigurisë kombëtare me shërbimin më të gjatë nën Trump, duke dhënë dorëheqjen në vitin 2018.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




