Federata Italiane e Futbollit i heq mbështetjen Infantino-s

Itali | 2 muaj më parë

Federata Italiane e Futbollit mbështet UEFA-n në betejën e saj që ka nisur me Gianni Infatino-n.

“Do të vazhdojmë të punojmë me UEFA-n dhe federatat e tjera europiane për të promovuar një ide futbolli që bazohet në meritë, solidaritet dhe që ka në qendër të vëmendjes tifozët”, tha pak minuta më parë Giovanni Malagò.

Me këtë vendim Federata Italiane e Futbollit është rreshtuar përkrah federatave nordike, të cilat kanë njoftuar prej ditësh se nuk do të mbështesin më Infantino-n në garën presidenciale për kreun e FIFA-s.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme