Federata Serbe e Futbollit dënohet nga FIFA për incidentet në ndeshjen kundër Anglisë, mbyllet 20% e stadiumit për ndeshjen me Shqipërinë

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Incidentet që shoqëruan humbjen e thëllë të Serbisë përballë Anglisë në takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026 i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Serbe të Futbollit.

FIFA ka bërë me dije se për shkak të disa shkeljeve të konstatuara në këtë ndeshje (nuk u mbajt disiplina brenda dhe përrreth stadiumit; u përdorën lazer, fjalë ofenduese dhe sende të ndryshme; gjatë himneve u konstatua sjellje e jo e përshtatshme) Federata Serbe e Futbollit do të dënohet me 80.000 mijë euro gjobë dhe në takimin e radhës, atë kundër Shqipërisë, 20% e stadiumit do të mbyllet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme