Federata Sllovene e Futbollit pezullon shitjen e biletave për ndeshjen me Kosovën, i trembet skenarit të Bazelit dhe Göteborgut

Federata Sllovene e Futbollit ka pezulluar shitjen e biletave për takimin me Kosovën, i cili do të jetë vendimtar për të dy skuadrat, të cilat aspirojnë që të marrin pjesë në fazën play-off të kësaj fushate eliminatoresh.
Sipas njoftimit të bërë nga Federata Sllovene e Futbollit për sektorin e tifozëve të ekipit udhëtues do të mbajë përgjegjësi Federata Kosovare e Futbollit, pra do të jetë kjo e fundit që do të merret me shitjen e biletave.
Federata Sllovene e Futbollit, i trembet faktit që skuadra e saj të luajë “jashtë fushe” në Lubjanë pasi tifozët dardanë kanë qenë më të shumtë në numër si në Zvicër edhe në Suedi. Për të evituar përsëritjen e këtij skenari, Federata Sllovene e Futbollit ka saktësuar se simbolet dhe flamujt e Kosovës nuk do të lejohen që të ekspozohen në stadium jashtë sektorit të tifozëve udhëtues.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




