Fëmijët rrezikohen nga teknologjia, psikologët rekomandojnë menaxhim nga ana e prindërve

Përdorimi i teknologjisë informative nga fëmijët duhet të jetë nën mbikëqyrje nga prindërit, sepse ata mund të bëhen pre e mashtrimeve dhe manipulimeve në të .
Sipas psikologes, Anjeza Dervishi edhe në Gjirokastër ka patur raste që fëmijët kanë rënë pre e bullizmit kibernetik, një prej llojeve më të rrezikshëm të bullizmit.
“Ndodh që një informacion privat, në një kohë shumë të shkurtër të shpërndahet në një rrjet të madh njerëzish edhe kështu që pasojat mund të shkojnë deri në vetëvrasje”, tha psikologia.
Shmangia e tyre plotësisht është e pamundur, por prindërit thonë se mundohen të menaxhojnë dhe kontrollojnë kohën që fëmijët kalojnë në internet.
Sociologët dhe psikologët thonë se lojërat e ndryshme gjithashtu po bëjnë që fëmijët të jenë më agresivë në jetën e përditshme, por po ndikojnë edhe në cilësinë në arsim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




