Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulmet iraniane. Mirënjohje për kujdesin ndaj shqiptarëve

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi.

Telefonata mes Hoxhës dhe Soltan bin Saad Al-Muraikhit është diskutuar mbi sulmet iraniane iraniane ndaj Katarit,sulme të cilat ministri ynë i Jashtëm i ka dënuar duke i konsideruar si shkelje e e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit e integritetit territorial të tij.

Gjithashtu, shefi i diplomacisë shqiptare i ka shprehur mirënjohjen ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre momenteve të vështira.

“Pata një bisedë shumë të mirë sot me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të #Qatarit, Shkëlqesia e Tij Soltan bin Saad Al-Muraikhi. Dënuova fuqimisht sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit si një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe e sovranitetit e integritetit territorial të Katarit.

Duke ripohuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin tonë për udhëheqjen e Katarit dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialog, ndërmjetësim dhe stabilitet rajonal.

#Shqipëria vlerëson miqësinë e ngushtë me Katarin dhe është e gatshme të mbështesë iniciativat e drejtuara drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Jemi gjithashtu mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e dhënë qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre kohëve të vështira”, shkruan Hoxha në rrjetin ‘X’.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme