Festivali 64 i Këngës në RTSH-Podcast dedikuar prapaskenave, këngëve dhe artistëve pjesëmarrës

Televizion | 12 muaj më parë

Për herë të parë Festivali i këngës në Radio Televizionin Shqiptar vjen me një podcast të dedikuar festivalit, gjithçka që ndodh, prapaskenat, artistët pjesëmarrës, këngët me të cilat garojnë artistët, fituesit e çmimeve të mëdha, juria e cila ka zgjedhur këto çmime, gazetarë, tekstshkrues, por edhe shumë surpriza të tjera të cilat publiku do ti zbulojë në ditët në vijim.

Podcasti, i cili do të nisë në më pak së një javë për publikun do të moderohet nga drejtoresha artistike e Fest 64 Elhaida Dani, ndërsa një qoshe të dedikuar do të ketë edhe gazetari Olti Curri i cili këtë vit mban edhe rolin e PR-it të Fest. 64.

Edhe pse organizatorët janë mundur ta mbajnë të fshehtë, ne kemi zbuluar disa prej të ftuarve të parë që do ti bashkohen Podcast-it.

Fituesit e Fest 63, “Shkodra Elektronike” do të jenë të ftuarit e parë ku Beatriçe Gjergji shfaqet e emocionuar, ndërsa ne mezi presim të zbulojmë më tepër.

Po ashtu të ftuarit në puntatën e dytë të Podcastit duket se do të jenë Zana Çela dhe Jonida Maliqi, pjesë e jurisë së Festivalit të një viti më parë të cilat kaluan me jo pak vëmendje, kjo për arsye pasi Jonida Maliqi votoi Elvana Gjatën në vendin e 3-të, një marrëdhënie e cila u duk e tensionuar mes dy kolegeve, ndërsa nga ana tjetër Zana Çela e vlerësoi artisten maksimalisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme