“Festivali i Këngës në RTSH këtë vit, më i vërtetë”/ Zhani Ciko: Paraqitje dinjitoze

Aktualitet | 1 vit më parë

Maestro Zhani Ciko, dirigjent, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, tha se kësaj radhe festivali në RTSH ishte më i vërtetë.

“Vitet e fundit, ka pasur një rritje, por ka pasur dhe gafa. Kësaj radhe, festivali ishte më i vërtetë. Kur është kënga e bukur dhe pa ditur asnjë fjalë, komunikon vetë.”

Sipas maestros, paraqitja në festivalin e RTSH-së, këtë vit ishte dinjitoze në kuptimin e vërtetë të fjalës.

“Zanafilla është festivali i sivjetshëm, një hap përpara festivaleve të tjera paraardhëse, pritej të kishte një paraqitje dinjitoze dhe kjo u vërtetua. RTSH e ka ruajtur, mbajtur e mbështetur bërjen e festivalit jashtë konfliktit të interesit. Ishin një grup artistësh që fitoi. Paraqitja në festival ishte dinjitoze në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ne kemi pasur arritje të një niveli shumë të mirë. Kësaj radhe, kishte një frymë popullore atje, njerëz që entuziazmoheshin. Ishte vërtet e ndier.

”Për sa i përket këngës “Zjerm”, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, ai tha se kishte të gjithë komponentët që duhet të përbëjnë një këngë dhe se kishte elementë interesantë. “Komponentët që përbëjnë një këngë, mund të jetë tekst ose jo, baza ritmike, harmonia, linja harmonike, orklestracioni, interpretimi, gjithçka ndikon në një performance të arrirë. Këtu fillohet me një instrument të lashtë dhe krijonte një gjë interesante, nuk ishte një gjë standarde. Linja melodike kishte një gjë interesante, ishte jo linjë horizontale, por kishte vertikalitet, që është origjinale. Në refren, kalonte në një marrëdhënie populiste. Kishte element interesant.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme