“Fiasko suedeze”, “Fqinjët po tallen me ne”, “E pabesueshme për të qenë e vërtetë”, Mediet suedeze s’kursehen me kombëtaren pas humbjes me Kosovën

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Në Suedi nuk e kanë pritur mirë humbjen e pësuar nga të besuarit e  Jon Dahl Tomasson në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kombëtarja në fjalë ka qenë në qendër të kritikave në mediet suedeze, ku në të cilat disa prej kolumnistëve më në zë kanë konsideruar si të turpshme shfaqen e dhënë nga Isak me shokë.

“Me Suedinë po tallen të gjithë, fqinjët dhe e gjithë bota”, ishte titulli i “Aftonbladet”. “Një fiasko e madhe, në dhomat e zhveshjes humori i grupit ishte si të ishim në një furenal”, përshkroi situatën pas disfatës gazetari i gazetës në fjalë, Finnish Ilta-Sanomat.

Për kolumnistin e “Dagens Nyheter”, Johan Esk “Suedia ‘e re’ ishte një shaka e madhe”.

Ndërsa për kolumnistin e të përditshmes me bazën në Malmo, “Sydsvenskan”, Fredrik Lindstrand, “paraqitja e Suedisë në Kosovë ishte një dështim i madh, e pabesueshme për të qenë e vërtetë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme