FIFA i bën “dhuratën” e fundit SHBA, Elfath kryesori i ndeshjes Angli-Argjentinë

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Ismail Elfath arbitron përsëri në këtë edicion të Kupës së Botës pasi do të vendosë drejtësi në takimin mes Anglisë dhe Argjentinës ku pritet finalistja e dytë e turneut.

Për 44-vjeçarin me origjinë nga Maroku kjo do të jetë ndeshja e katërt në këtë turne pasi në fazën në grupe ishte kryesor i takimeve Holandë-Japoni dhe Uruguaji-Spanjë. Më pas atij iu besua edhe ndeshja mes Brazilit dhe Norvegjisë, e vlefshëme për fazën e 1/16-ave.

Arbitri amerikan gjykon takimet e MLS-së prej 2012-ës ndërsa katër vite më vonë mori edhe stemën e FIFA-s, e cila e grumbulloi edhe në Katar 2022. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme