Filippo Inzaghi për vëllain e tij, Simone: Dy finale të Champions në tre vjet…

Futboll Bota | 1 vit më parë

Filippo Inzaghi foli me gazetarët në margjinat e festës së organizuar nga Bashkia e Pisa-s për promovimin historik në Serie A pas 34 vitesh.

Trajneri foli edhe për fundin e nxehtë të sezonit që vëllai i tij Simone po përjeton në stolin e Interit mes duelit të titullit me Napolin dhe finales së Ligës së Kampionëve me PSG-në: “Ai është gjithmonë i pari që më inkurajon dhe ndjek punën time pa u shpërqendruar nga e tija. Jo të gjithë mund ta çojnë ekipin në finalen e Champions League dy herë në tre vjet”.

Trajneri i Pisa-s vazhdoi duke zbuluar: “Mesazhi i parë i urimit ishte i tij, si gjithmonë. Edhe pse ishte i bindur gjithmonë, muajt e fundit, se do të gëzoheshim. Në fakt, menjëherë pas disfatës ndaj Spezias, ishte ai që më tha të mos dorëzoheshim se do të shkonim në Serie A”. Në fund, Inzaghi përfundoi duke folur shkurtimisht për të ardhmen e tij: “Do të duhet të flasim me klubin dhe të bëjmë vlerësimet e duhura”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme