“Final 4” vajza/ Ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhen të shtunën, gjithçka e hapur për finalen

“Final 4” për vajza hyn në fazën vendimtare këtë të shtunë, teksa do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale që do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste të këtij edicioni. Përballjet pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë, me katër ekipet që synojnë biletën për finalen e madhe.
Në stadiumin “Reshit Rusi”, në ora 13:00, Vllaznia pret Gramshin, me skuadrën shkodrane që vjen me avantazhin minimal 1-0 të sfidës së parë. Kampionet në fuqi do të synojnë të administrojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin, ndërsa vajzat gramshiote do të kërkojnë përmbysjen për të mbajtur gjallë ëndrrën e finales.
Sfida tjetër gjysmëfinale mes Apolonisë dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu” në orën 16:00. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, gjithçka mbetet e hapur në këtë duel, me fieraket që do të mbështeten te faktori fushë, ndërsa durrsaket synojnë të kurorëzojnë një sezon pozitiv me kualifikimin në finalen e madhe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




