“Finalissima 2026”, mësohet muaji kur Argjentina dhe Spanja do të vendosin se cila është më e mira e globit

Futboll Bota | 1 vit më parë

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut po punon fort për të bërë të mundur që të kemi një “Finalissima” mes kampiones së Europës dhe asaj së Amerikës Latine.

Mësohet se CONMEBOL ka organizuar një takim mes presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit dhe asaj të Federatës Argjentinase të Futbollit.

Rafael Louzán dhe Klaudio Tapia janë asistuar nga një përfaqësues i UEFA-s (Xhorxho Marketi) dhe nga sekretari i përgjithshëm i Conmebol, Hozé Manuel Astigarraga, për të gjetur vendin dhe caktuar datën e ndeshjes, e cila do të mbahet në marsin e vitit që vjen mes datës 23 dhe 31.

Argjentina , kampionia e botës në fuqi, është edhe fituesja e Finalissima-s së fundit të luajtur në 2022-in në “Wembley Stadium” pasi mundi Italinë me shifrat 3-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme