Shkaku i kërcënimit rus, Finlanda do të tërhiqet nga traktati i minave

Europë | 2 vite më parë

Finlanda bëri të ditur sot se do të nis procedura për tu tërhequr nga Traktati i Otavës, i cili ndalon përdorimin e minave kundër personelit, duke përmendur “mburojën” e saj kundër Rusisë.

“Finlanda dhe Evropa duhet të vlerësojnë të gjitha masat që synojnë forcimin e aftësive të tyre parandaluese dhe të mbrojtjes, si individualisht si vend ashtu edhe brenda NATO-s,” tha kryeministri finlandez Petteri Orpo në një konferencë shtypi.

“Ne propozojmë që Finlanda të fillojë përgatitjen e tërheqjes së saj nga Traktati i Otavës,” shtoi ai.

Lituania doli e para

Ky zhvillim vjen pas njoftimit, dy javë më parë, nga Polonia, Finlanda, Lituania, Estonia dhe Letonia se janë “afër” një marrëveshjeje për t’u tërhequr nga ky traktat.

Tashmë më 6 mars, Lituania u bë vendi i parë që u tërhoq nga Traktati, i miratuar në vitin 2008, dhe i pari në Bashkimin Evropian që u tërhoq nga një marrëveshje shumëpalëshe që rregullonte përdorimin e armëve. Siç pritej, vendimi u kritikua nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Cilat janë minat kundër personelit dhe cili është qëllimi i tyre?

Minat kundër personelit, të vendosura me dorë ose të shpërndara me raketa ose predha, përdoren për të parandaluar hyrjen e armikut ose të popullsisë në zona të caktuara.

Kur shpërthejnë në kontakt ose në distancë të afërt me një person, këto mina mund të vrasin ose shkaktojnë lëndime serioze.

Ata gjithashtu shpesh mbeten aktivë pas përfundimit të luftërave, duke penguar kthimin e banorëve.

Cilat vende kanë nënshkruar dhe cilat jo?

Duhet të theksohet se më shumë se 160 vende dhe territore kanë nënshkruar Traktatin e Otavës, duke përfshirë Ukrainën, por jo SHBA-në apo Rusinë.

Traktati i ndalon vendet nënshkruese të blejnë, prodhojnë, grumbullojnë dhe përdorin mina kundër personelit.

Minat tokësore vazhdojnë të gjymtohen dhe vrasin shumë kohë pasi konfliktet kanë përfunduar, me pasoja kryesisht për civilët, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme