Flamurtari e Vora, barazimi që nuk vlen shumë

Flamurtari dhe Vora nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “finalen” e mbijetesës, ndeshja hapëse e javës së 31-të në “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Një ndeshje që nisi mjaft mirë për skuadrën e Vorës, e cila arriti të kalojë në avantazh që në minutën e 6-të me një gol të shënuar nga Felipe. Vlonjatët arritën të reagojnë dhe vendosën barazpeshën pas 7 minutash me një gol të shënar nga Bangaly.
Në vazhdim vorakët zhvilluan një lojë mbrojtëse, me vlonjatët mjaft sulmues, por pa qartësinë e duhur në momentin e fundit. Pavarësisht volumit të lojës dhe rasteve të krijuara, Flamurtari nuk arriti të gjejë golin e fitores duke u pajtuar në fund me një barazim 1-1, që nuk i bën shumë punë.
Vlonjatët mbeten në vendin e fundit me 26 pikë, ndërsa Vora në vendin e 7-të me 31 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




