Flamurtari, shpërthen trajneri Moriero: Nuk më pëlqen sjellja e disa lojtarëve, do marr masa

Trajneri i Flamurtarit, Francesko Moriero ka shpërthyer ndaj lojtarëve të tij pas humbjes 3-0 në Vlorë përballë Dinamos në javën e 15-të të “Abissnet Superiore”.
Në instervistën për emisionin “Super Gol”në RTSH, trajneri italian nuk i kurseu akuzat: “Më nervozon sjellja e disa lojtarëve që dalin në fushë. Po filloj të mërzitem, do të marr disa masa këtë javë. Po mërzitem duke marrë përgjegjësitë, duke mbrojtur lojtarë që ndoshta vetëm ecin në fushë”.
“Të bësh një paraqitje të tillë, të pësosh tre gola në Vlorë, në stadiumin tonë, të mos luftosh deri në fund… Se kemi presidencën që që ka investuar, publikun që na mbështet, kemi gjithçka për të bërë mirë”.
“Me Dinamon mendoj se kemi bërë një pjesë të parë taktikisht të mirë, por siç ndodh shpesh, ka gabime individuale. Në gabimin e parë që bëjmë, ndëshkohemi. Ne këta lojtarë kemi, problemi nuk është taktik, problemi ëshë se pësojmë gol që në gabimin e parë që bëjmë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




