Flick autokritikë për çështjen “Ter Stegen”: Kam gabuar, të gjithë kemi shumë për të përmirësuar!

Spanjë | 1 vit më parë

Javët e fundit ishin të vështira për Marc-André ter Stegen pasi klubi i tij në një moment të parë tentoi që ta shiste, por më pas kërkoi që ta mos i jepte më as shirtin e kapitenit. Konflikti me portierin gjerman degradoi deri në atë pikë as shoqëria dhe vetë lojtari dhanë afate të ndryshme sa i përket rikthimit të lojtarit nga dëmtimi i fundit që ka pësuar.

Gjermani nuk pranoi që të largohej madje nuk i dha leje klubit që ta rendiste mes të dëmtuarve afatgjatë në mënyrë që të regjistronte lojtarë të tjerë. Por tashmë më e keqja ka kaluar dhe ter Stegen, i cili pret që të rikthehet sërish në fushë pas dëmtimit.

Në këtë histori një rol të rëndësishëm kishte edhe Hansi Flick, i cili në ditët e para të grumbullimit nuk zgjodhi metodat dhe fjalët e duhura për të administruar dhe komentuar siç duhej atë që po ndodhte.

“Jo gjithmonë kemi qenë në lartësinë e duhur sa i përket komunikimit… Mendoj se ka shumë vend për tu përmirësuar në këtë aspekt. Këtu nuk përjashtoj as veten time. Për momentin them se diçka pozitive ka ndodhur pasi shikoj një afrim të ndjeshëm mes klubit dhe Marc”, tha Flick, gjatë ceremonisë së “Sport Bild Awards”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme