Flick gjen pasardhësin e Lewandowskit në Gjermani

Një emër i ri del në skenë për sulmin e Barcelonës. Sipas raportimeve të shtypit gjerman, klubi i trajnuar nga ish-trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i ka vënë syrin Nick Woltemade, që aktualisht është pjesë e Stuttgartit.
Lojtari, i cili u rrit në skuadrat e të rinjve të Werder Bremen dhe u bashkua me klubin e tij aktual verën e kaluar, konsiderohet nga trajneri katalanas si një zëvendësim perfekt për Robert Lewandowskin, sulmuesin 36-vjeçar polak, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026.
Woltemade shënoi 17 gola në 35 paraqitje sezonin e kaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



