Flick “snobon” Espanyol-Real, preferon të shikojë Magjistarin Pop

Spanjë | 6 muaj më parë

Pas fitores me Osasuna-n, Barcelona është edhe më afër titullit të 29-të kampion. Ekipi katalanas mund të shpallet që sot kampion nëse Real-i nuk mund Espanyol-in në Cornellà-El Prat, takim ky që duket se nuk i intereson shumë trajnerit gjerman.

Mbrëmjen e kaluar ai u pyet nëse do të ndiqte ndeshjen mes Espanyol dhe Real, por përgjigja e Flick habiti gazetarët. “Nuk do ta shikoj ndeshjen e Real-it. Kam plane të tjera. Kam dy bileta për shfaqjen e ‘Mago Pop’. Besoj se do të shkoj ta shikoj së bashku me bashkëshorten time”, tha Hansi Flick në konferencën që dha në “El Sadar”.

Sot mediet spanjolle kanë bërë me dije se shfaqja e magjistarit nuk do të zhvillohet për shkak të disa problemeve teknike ndërsa Flick duket do të jetë i detyruar që të shikojë rivalët për titull në aksion…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme