Florentino Perez misterioz: Të enjten do të mësoni blerjen e parë të madhe të Realit

Futboll Bota | 5 muaj më parë

“Blerjen e parë të madhe do ta mësoni të enjten”. Një deklaratë që vjen nga goja e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, kandidat kryesor në zgjedhjet e 7 qershorit për të ruajtur pozicionin që mban.

Një deklaratë pak misterioze, sepse Perez nuk ka përmendur asnjë emër. Megjithatë, duke parë zhvillimet e fundit, mund të jetë Denzel Dumfries blerja e parë e madhe e Realit, pasi spanjollët do të paguajnë kaluzolën 20 milionë euro tek Interi.

“Do të kemi emra para së dielës, – ka shtuar Perez, i intervistuar nga ‘El Espanyol’. – Njerëzit nuk mund të kenë dyshime, ata më njohin. Kam sjellë gjithmonë entuziazëm gjatë 23 viteve të mia si president. Kush më njeh e di që lojtarët më të mirë do të jenë te Real Madrid dhe se do të fitojmë Champions League”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme