Florian Marku ndeshet në evenimentin e madh të boksit

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të jetë njëri nga sportistët që do të zhvillojnë meçe në evenimentin e madh të boksit që zhvillohet të shtunën (12 dhjetor), ku dueli kryesor është ai ndërmjet Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.
Alex Fearon do të jetë rivali i Markut në Wembley Arena, ku do të jenë të pranishëm 1.000 tifozë.
“Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë në ndeshjen Joshua vs Pulev si ‘undercard’”.
(Foto: Instagram/florianmarku)
“Lufta ime do të jetë drejtpërdrejt në Sky Sports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit të këtij viti”.
“Dua të falënderoj ekipin tim të menaxhimit S-JAM Boxing dhe gjithashtu Anthony Joshua dhe Eddie Hearn që më lejuan të bëhesha pjesë e kësaj ngjarje të madhe”.
“Nuk do ju zhgënjej të gjithëve… Mbreti Shqiptar po vjen”, ka shkruar Marku në postimin e tij.
Ndryshe, të shtunën, kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda (WBA, IBF, WBO dhe IBO), Anthony Joshua, mbron titujt përballë sfiduesit të detyrueshëm të IBF, Kubrat Pulev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




