Fluks i lartë lëvizjesh në PKK Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit

Aktualitet | 10 muaj më parë

Në këto ditë të festave, pika e kalimit kufitar të Kakavijës po përballet me një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e SPK Kakavijë kanë përballuar një fluks të shtuar lëvizjesh në hyrje-dalje të territorit.

Janë përpunuar gjithsej 8 886 shtetas, nga të cilët 2 864 në hyrje dhe 6 022 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 913 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 864 mjete në hyrje dhe 2 049 mjete në dalje.

Shërbimet policore vijojnë punën për garantimin e një qarkullimi normal dhe respektimin e procedurave kufitare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme