Fluks i lartë në Qafë Botë, radhë të gjata në hyrje të Greqisë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Pika e kalimit kufitar të Qafë Botës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh dhe radhë të gjata, kryesisht në drejtim të Greqisë.

Sipas të dhënave nga pika kufitare, aktualisht në anën greke po punohet me dy sportele, ndërsa pala shqiptare ka vënë në funksion tre sportele, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe përshpejtimin e procedurave të kontrollit.

Radhët janë krijuar kryesisht në hyrje drejt Greqisë, në një periudhë kur lëvizjet ndërkufitare vijojnë të jenë të shtuara për shkak të sezonit turistik dhe kthimit të emigrantëve pas pushimeve.

Autoritetet kufitare vijojnë punën për menaxhimin e situatës dhe reduktimin e pritjeve në pikën e kalimit të Qafë Botës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme