Forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave, Duka takon homologun e tij në Kinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, në ambientet e Federatës Kineze të Futbollit.
Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, z. Riza Poda, u prit në një takim zyrtar nga Presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, z.Xu Jiren, dhe stafi i tij.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Duka e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe të vlefshëm, duke theksuar se u hodhën bazat për krijimin e hapave të rinj bashkëpunimi në të ardhmen me Federatën Kineze të Futbollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




