Formula 1/ Kampioni Norris injorohet nga Mbreti Charles, jashtë listës së personaliteteve të vitit

Formula 1 | 10 muaj më parë

Kampioni i ri i botës në Formula 1 nuk figuron në listën zyrtare të 2025-ës për përsonalitet e vendit të tij

Mbyllet me një zhgënjim viti i artë i Lando Norris. Kampioni i botës është lënë befasisht jashtë “New Year Honours List”, që nderon përsonalitetet në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët gjatë vitit janë dalluar për arritjet e tyre.

Në lidhje me sportin dhe Formula 1 në veçanti, kjo mungesë vlerësimi shënon një shkëputje në krahasim me të kaluarën, kur ka ndodhur ndryshe. Damon Hill (1996), Lewis Hamilton (2008) dhe Jenson Button (2009) janë përfshirë në “Member of the Order of The British Empire”, kur kanë fituar titullin e parë. Hamilton madje është nominuar “Kavaljer i Mbretërisë” edhe për meritat e tij jashtë sportit, pas fitimit të titullit të 7-të kampion bote.

Nuk është bërë e ditur pse Lando Norris është “djegur” nga Mbreti Charles III në “New Year Honours List”. Një goditje e rëndë për 26-vjeçarin, ndaj të cilit së fundi është preferuar lojtari i golfit Rory McIlroy në rolin e Sporting Personality.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme