Foster dëmtohet, Broja me shansin e artë për të debutuar nga minuta e parë me Burnley

Angli | 1 vit më parë

Armando Broja do të ketë një shans të artë këtë javë për të fituar terren përballë konkurencës te Burnley. Sulmuesi shqiptar kthehet në Angli pas dy ndeshjeve mjaft pozitive të luajtura me Shqipërinë kundër Serbisë dhe Jordanisë.

Broja në Premier League ende nuk ka shijuar formacionin nga minuta e parë, por këtë javë duket se do të ketë shanse të larta për të qenë mes titullarëve të Scott Parker.

Tekniku i Burnley-t nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje për sulmin pasi Lyle Foster është dëmtuar në ndeshjet e Afrikës së Jugut. Ndërsa sulmues të vetëm në dispzicion për Parker kanë mbetur vetëm Armando Broja dhe Zian Flemming.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme