FOTO/ Dëmet që lanë pas përmbytjet në Gjirokastër
Reshjet e shumta dhe me intensitet të lartë që përfshinë qytetin e Gjirokastrës shkaktuan daljen e përroit të Ficos nga shtrati. Si pasojë, uji vërshoi në disa zona të qytetit, duke përmbytur rrugë.
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, në disa rrugë janë grumbulluar inerte, baltë dhe mbeturina, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë qartë vështirësitë në lëvizje në infrastrukturën rrugore.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar. Apelohet për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë këtyre orëve, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë se moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në orët në vijim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







