FOTOT- Laç, një Porsche Cayenne bie nga lartësia rreth 70 metra në oborrin e një shtëpie, 2 të plagosur rëndë

Aktualitet | 2 vite më parë

Një aksident ka ndodhur pranë rrugës së Kishës së Laçit, ku një automjet luksoz tip Porsche Cayenne ka rënë nga një lartësi prej rreth 70 metrash. Brenda mjetit ndodhej një çift, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e përplasjes së fortë dhe rënies nga lartësia e madhe.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti dyshohet se ka dalë nga kontrolli për shkak të një manovrimi të gabuar ose problemeve teknike, duke rënë në humnerë pranë një shtëpie. Ishin banorët e shtëpisë që arritën të nxjerrin çiftin nga mjeti i dëmtuar rëndë dhe më pas në ndihmë të tyre ka shkuar edhe ambulanca.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdes intensiv të mjekëve. Gjendja e tyre raportohet kritike.  Ndërkaq, policia rrugore po heton shkaqet e aksidentit. Rruga e Kishës së Laçit njihet si një zonë me terren të vështirë dhe kthesa të rrezikshme, duke u bërë shpesh herë skenë e aksidenteve të rënda.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme