FOTOT/ Rindërtohet shkolla në Shijak, Rama publikon fotot: Nga 3D në realitet

Sociale | 6 vite më parë

Shijaku do të ketë gati për pak ditë shkollën e re, e cila është ringritur nga e para pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019. Shkolla “Kajo Karafi” do të hap për pak ditë dyer për të pritur fëmijët me ambientet e saj të reja. Kryeministri Rama shkruan se kjo shkollë u bë realit falë punës së përditshme ku nga një projekt tashmë fëmijët do të jenë ata që do të popullojë këtë ndërtesë.

“Gati, vetëm për pak ditë Shkolla “Kajo Karafili” në Shijak do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze fëmijët tanë. Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme