Franca thërret përfaqësuesin iranian për incidentin në ambasadë

Përfaqësuesi i ngarkuar i Iranit është thirrur në Ministrinë e Jashtme franceze, dy ditë pas incidentit në të cilin stafi i ambasadës franceze në Teheran u ndalua dhe u frikësua fizikisht nga forcat e sigurisë iraniane.
“Atij iu komunikua dënimi ynë më i ashpër për këtë sulm të paramenduar dhe të qëllimshëm. Ky është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe e Konventave të Vjenës, të cilave Irani u është bashkuar, që garantojnë sigurinë e personelit diplomatik dhe përbëjnë bazën e marrëdhënieve midis shteteve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.
Gjithashtu, autoritetet franceze bëjnë të ditur se Franca pret që Teherani të hedhë dritë mbi këtë incident, “të ndëshkojnë autorët dhe të sigurojnë mbrojtjen e godinave dhe personelit të saj në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




