Francë-Angli 4-6, “tripletë” për Saka, “dopietë” për Mbappé, “Tre Luanët” siguruan vendin e tretë

Spektakël në Miami, Anglia ka mposhtur Francën me rezultatin 6-4 në garën për vendin e tretë në këtë Kupë Bote.
Ishte një pjesë e parë e njëanshme, ku skuadra e Tuchel shënoi katër herë kundër një skuadre franceze anonime pas zhgënjimit të tyre kundër Spanjës. Kapiteni Rice zhbllokoi sfidën nga distanca pas tre minutash. Raste për Rashford dhe Cherki, pastaj Saka humbi mundësinë për 2-0 për shkak të pozicionit jashtë loje. Konsa shënoi me kokë nga një goditje nga këndi e Rice dhe më pas Saka shënoi dy herë para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Mbappé zgjoi Francën me golin e shënuar, i ndjekur nga Barcola. Më pas është edhe njëherë Mbappe(goli i dhjetë në këtë Kupë Bote), që ngushton shifrat duke zgjuar ëndrrën për një përmbysje. Por një penallti e kthyer në gol nga Saka(goli i tretë në këtë sfidë) u jep përsëri gëzim anglezëve. Në fund ka kohë dhe për një gol nga ana e Dembele, ndërsa Bellingham dhuron spektakël duke vulosur rezultatin 6-4 për Anglinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




