FSHF organizon në shtator turne miqësor triangolar U-19, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Moldavia

Evente Sportive | 1 vit më parë

Federata e Futbollit do të organizojë një turne miqësor triangolar U-19, ku do të marrin pjesë Shqipëria, Moldavia dhe Kosova. Turneu do të nisë më 4 shtator dhe do të përfundojë më 8 shtator. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshja hapëse e turneut është Shqipëri U-19 – Moldavi U-19, e cila do të luhet më 4 shtator, në orën 17:00.

Më 6 shtator është programuar takimi Moldavi U-19 – Kosovë U-19, që do të zhvillohet në orën 10:30.

Ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri U-19 – Kosovë U-19, do të luhet më 8 shtator, në orën 10:30.

Ky turne shërben si përgatitje për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026. Shqipëria U-19 është pjesë e Grupit 5, së bashku me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë. Ndeshjet e këtij mini-turneu do të organizohen nga FSHF më 12, 15 dhe 18 nëntor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme