Funari, oazi i fshehur mes pishave, në fazën e dytë të investimeve

Aktualitet | 1 vit më parë

Mes Elbasanit dhe Tiranës, mes kodrave me pyje dhe 4 liqeneve shtrihet  Funari, i konsideruar gjerësisht si një perlë e turizmit. Për ta bërë sa më atraktiv këtë vend , ka nisur faza e dytë e punimeve për përfundimin e fushës së parashutizimit, më e madhja në vend që shtrihet në 3 mijë metër katrorë.

“Pista e Funarit frekuentohet nga turistët dhe është shumë funksionale. Kemi aplikuar për fazën e dytë të projekteve  dhe ka të bëjë me zgjerimin e fushës dhe ndërtimin e një parku për ta bërë edhe më shumë atraktive për turistët”, tha Imelda Likrama-Specialsite turizmi.

Problem për të mbërritur në pistën e parashutizmit në Funar mbetet infrastruktura rrugore. Nëse në segmentin Elbasan-Funar janë kryer riparime në rrugë, segmenti Funar-Cërunj, mund të arrihet vetëm me automjetet off-road.

“Ne ofrojmë një sër sportesh të tjera siç janë kajakët, hipizëm, shëtitje në shtigje malore”, tha  Imelda Likrama.

Bashkia Elbasanit ka aplikuar për fazën e dytë të investimeve në mënyrë që përreth pistës të ndërtohet një park i mirëfilltë për turistët që do të frekuentojnë këtë destinacion.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme