Fundjava kuqezi: Pajaziti shënon me Goricën, Kumbulla i jep fitoren Espanjolit

Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër javë pozitive duke u aktivizuar si titullarë dhe duke dhuruar paraqitje të mira me klubet e tyra në Europë.
Adrion Pajaziti shënoi golin e tij të parë me fanellën e Goricës këtë fundjavë, ndërsa Marash Kumbulla realizoi një tjetër gol në sfidën ndaj Getafes, duke shënuar për Espanyolin.
Armando Broja luajti ndeshjen e tij të dytë si titullar me Evertonin, ku ishte në fushë për 63 minuta. Ndërkohë, Mirlind Daku kontribuoi me një asist në takimin kundër Dinamos së Moskës.
Titullarë këtë fundjavë ishin gjithashtu Rey Manaj, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elhan Kastrati dhe Enea Mihaj, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në radhët e Famalicaos.
Medon Berisha dhe Jasir Asani e nisën ndeshjen nga stoli, por dhanë gjithashtu kontributin e tyre për skuadrat respektive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



