Fundjava me fluks të lartë në Morinë – Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar
Kolonat e mjeteve krijuan radhë herë pas here në pikën kufitare të Morinit. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm të kësaj fundjave, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme në Shqipëri për të kaluar këto ditë pushimi, që përkojnë edhe me Pashkët Katolike.
Jo vetëm familjarë por edhe grupe shokësh, përfshirë edhe studentë që jetojnë në Zvicër e që kanë sjellë bashkëmoshatarët e tyre për te vizituar Kosovën e më pas Shqipërinë.
Polica kufitare operoi me procedurën e thjeshtëzuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës. Herë pas here krijoheshin radhë nga numri i lartë i mjeteve për të cilat policia kufitare vuri në dispozicion të gjitha sportelet për të shmangur qëndrimet e panevojshme në kufi.
Gazetar: Bujar Muçmata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




